Sport

Ylli i Real Madridit pritet të kthehet në Premierligë

By FerizajPress

April 13, 2016

Agjenti i Gareth Bales po synon që yllin e Real Madridit ta rikthej në Premierligë

E ardhmja e Gareth Bales te Real Madridit mund të komplikohet nga menaxheri i lojtarit. Ky i fundit, sipas Tuttomercatoweb, po synon që ish anëtarin e Tottenhamit ta rikthej në Premierligë.

Interesim për ta transferuar reprezentuesin e Uellsit ka shfaqur Manchester City dhe Manchester United, përcjell Express.

Kurse, drejtuesit e Real Madridit po synojnë që Bales t’i ofrojnë kontratë afatgjate, deri në vitin 2021.