02,07,2025

Yee: Dialogu Prishtinë-Beograd, rruga e vetme drejt BE-së

Must Read

362983_970x647

Zëvendësndihmëssekretari i SHBA-së për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Hoyt Bryan Yee në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë, për shkak të rëndësisë që ka për të dy vendet, por edhe për rajonin në përgjithësi.

“Dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, është njëra ndër zhvillimet më të rëndësishme në rajon”.

“Edhe Prishtina edhe Beogradi, synojnë që të kenë të ardhme më të begatshme për popullin e tyre, dhe ky dialog që është një qetësim i tensioneve dhe gjetje e mënyrave për t’i zgjidhur konfliktet është proces i rëndësishëm”.

Yee ka deklauar se vetëm kështu dy vendet mund të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët, ndërsa ka kërkuar përshpejtimin e tij, me qëllim që të dy vendet të anëtarësohen sa më parë në Bashkimin Europian, njofton Klan Kosova.

“Është e vetmja mënyrë që t’i zgjidhin këto probleme. SHBA-të e mbështesin procesin e dialogut dhe u kërkojnë atyre që ta përshpejtojnë këtë dialog, për shkak se po ecën në hapa të ngadaltë. Sa më gjatë që shkon dialogu, po aq shumë vonohet integrimi i Kosovës e Serbisë, në Bashkimin Europian”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img