02,07,2025

Xiaomi prezanton dy modele të reja Mi 5s dhe Mi 5s Plus

Must Read

Xiaomi Mi 5s është lançuar më në fund zyrtarisht. Ai vjen me dy modele Mi 5s dhe Mi 5s Plus që kanë karakteristika pothuajse të njëjta, përveç ekranit që është më i madh tek versioni Plus.

Të dy telefonat përdorin procesor Qualcomm Snapdragon 821 chipset. RAM tek Mi 5s është 3GB, ndërsa tek Mi 5s Plus RAM është 6GB dhe memoria 128GB.

Përsa i përket cilësive optike Mi 5s Plus ka kamera të dyfishtë 13MP dhe njdesor Sony IMX258, ndryshe nga ndjesori IMX378 që përdor Mi 5s.

Mi 5s ka ekran 5.15 inç Full HD dhe ndjesor të gjurmëve të gishtërinjve poshtë tij. Tek Mi 5s Plus ekrani është më i madh – 5.7 inç.

Mi 5s do të shitet 1,999 juan (267 euro), ndërsa Mi 5s Plus 2,299 juan (307 euro). Porositë fillojnë me 29 Shtator në Kinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img