Përmes një postimi në Facebook, ai ka përmendur disa pika që sipas tij duhet të plotësohen në mënyrë që Maqedonia të jetë shtet stabil, transmeton lajmi.net.
Ky është postimi i plotë:
MAQEDONIA DREJT ESKALIMIT
- Presidenti maqedon i etnisë sllave i VMRO shkeli kushtetutën në baza nacionaliste.
- VMRO është në gjendje të fusë vendin në luftë dhe t’i mbajë shqiptarët të diskriminuar.
- Shqiptarët nuk do ta pranojnë këtë gjendje matutje.
- Shqipëria dhe Kosova duhet të shkruajnë notë proteste Shkupit, BE-së, NATO për nxitje të luftës nga ana e FYROM-it dhe kërcënim të kulturës dhe të drejtave shqiptare aty.
- Partitë shqiptare duhet tash të mblidhen gjitha bashkë për të krijuar institucionet paralele të vetëqeverisjes.
- Gjithë qytetarët dhe komunat shqiptare duhet të injorojnë gjitha raportet me qeverinë qendrore.
- Jashtë duhet të riaktualizohet lobi dhe rrjetet shqiptare kundër veprimeve të shtetit maqedon.
- Partitë politike duhet të krijojnë planin e tyre për mbrojtjen fizike të popullatës së tyre, nga sulmet që tashmë kanë nisur nga agjentët e Ivanovit në gjithë Maqedoninë dhe grupeve radikale që tash e shumë vite paguhen nga VMRO.
Ndryshe nuk do ketë kurrë shtet qytetar në Maqedoni. Dhe nëse ai është i pamundshëm, shqiptarët duhet të kërkojnë zgjidhje tjetër.