17,11,2024

Xhavit Zariqi emërohet zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik. Në ditën e dytë të punës sjell investim milionësh për Ferizajn

Must Read

 

Ferizaj.06.11.2017.Ferizaj u bë edhe me një zëvendësministër. Pas Mustafë Graincës së PDK-së dhe Granit Abdullahut të AKR-së, zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik është emëruar Xhavit Zariqi i AAK-së.

Ai tha se tashmë i ka dorëzuar të gjitha kompetencat që i kishte si nënkryetar komune dhe ka filluar punën e përditshme në Prishtinë.
Duke treguar për punën e re, Zariqi tha se në ditën e dytë të angazhimit të tij në Qeverinë e Kosovës, ka fituar një projekt milionësh për komunën e Ferizajt.

“Qysh në ditën e dytë të punës time si zëvendësministër në takim me ministrin edhe pse nuk kishte qenë i përcaktuar qyteti, por me prioritet kishte qenë Gjilani dhe Mitrovica për një projekt për ndërtimin e një fabrike për trajtimin e ujërave të zeza, tashmë ai projekt është vendos të realizohet në Ferizaj dhe kap vlerën 55 milionë euro, e që është një lloj kreditimi për 30 vite me kushte jashtëzakonisht të mira nga qeveria e Hungarisë dhe ambasadori na ka aprovuar dhe mbetet veç të realizohen procedurat. Besoj se këto do të kryhen deri në fundvit ndërsa në pranverë të filloj ndërtimi i fabrikës”, tha Zariqi.

Zariqi tha se qysh në start ka menduar për qytetin e tij, pasi që stafin e ngushtë të punës e ka zgjedhur nga Ferizaj.

“Ashtu siç ma ka lejuar ligji që unë duhet të kem staf të emëruar, i kam marrë pikërisht disa persona nga Ferizaj. Në fakt në Prishtinë nuk shkoj vetë i 40-ti, por me vete i kam katër persona”, tha Zariqi.

Xhavit Zariqi, që është edhe kryetar i degës së AAK-së në Ferizaj këto ditë po merr oferta për koalicione. Ai tha se tashmë i kanë afruar qëndrimet me njërën nga partitë që po garon për këtë komunë, por që marrëveshja konkrete tha se do të ndodhë pas balotazhit.

“Ne i kemi përfaruar me njërën nga partitë qëndrimet. Nuk kemi ndonjë marrëveshje dhe nuk mendoj se do të kemi ndonjë marrëveshje të shkruar, përveç asaj gojore dhe parimore që ta mbështesim dhe pastaj pas datës 19 që sigurisht kjo parti që do ta mbështesim do të fitoj dhe pastaj do të ulemi për t’i ndarë resorët dhe për të bashkëqeverisë. Për këtë gjë do të njoftoheni shumë shpejt, ndoshta edhe nesër, pasi që tani s’jam i gatshëm ta përmendi partinë”,tha Zariqi.

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Xhavit Zariqi, u zotua se pavarësisht realitetit politik pas 19 nëntorit, ai do të jetë zë i fuqishëm në Qeverinë e Kosovës, për të kontribuar në zhvillimin e komunës së Ferizajt, transmston Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img