28,11,2025

Xhaka ka prekur të gjithë botën me këtë foto, ja kuptimi i saj

Must Read

Granit Xhaka ka postuar një foto  në instagram që ka  prekur të gjithë, e cila i dedikohet  familjeve të  prekura nga kanceri i gjirit së bashku. 

Ai kishte në dorë një parë atletet sportive ngjyrë   rozë që ai do të veshë për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen, transmeton ORAinfo.

Në mesazhin e tij të përzemërt Xhaka shkroi:

“Kanceri i gjirit është një sëmundje e tmerrshme që prek familjet e tëra, jo vetëm gratë, por fëmijët, burrat, nënat dhe baballarët në shtëpi.

“Duhet një forcë dhe guxim i madh për të shkuar në luftë me një armik të tillë çdo ditë të jetës sate, pa humbur shpresën.”Për këtë arsye, me krenari do të veshin shpirtin e tyre luftarak në atletet e mia”, ka thënë Xhaka.

Tetori është muaji i njohjes së kancerit të gjirit dhe atletet rozë do të jenë në këmbët e emrave të mëdhenj, përfshirë Memphis Depay, Trent Alexander Arnold, Fraser Forster, Eniola Aluko Jonathan Tah./ORAinfo/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img