Sport

Xhaka – Arsenal, flet Arsene Wenger (Video)

By FerizajPress

April 01, 2016

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur rreth spekulimeve të transferimit të Granit Xhakës në Arsenal.

Arsene Wenger foli sot para mediave, para sfidës së radhës të cilën Arsenali do ta zhvillojë në Premier Ligë ndaj Watfordit.

Kur u pyet nga një gazetar në lidhje me spekulimet të cilat e lidhnin Granit Xhakën me Arsenalin, Wenger, duke u përgjigjur me shaka, tha se do t’i dërgonte gazetarit listën e tij të transferimeve, duke lënë të kuptohet se edhe kosovari Xhaka është pjesë e kësaj liste.

Francezi Wenger kohëve të fundit ka qenë nën presion pas rezultateve jo të mira, mirëpo ai e ka konfirmuar se do të qëndrojë në Emirates.

Shikoni deklaratën e plotë të Wenger në lidhje me Xhakën më poshtë. /Gazeta Blic/