19,12,2024

Xhafer Gashi: Lejet e KEK-ut do të tërhiqen

Must Read

largea_xhafer-gashi-13868330741387536376

Sonte në Kosova Direkt në emisionin “Ora e Fundit” të ftuar ishin Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi si dhe përfaqësuesi i KEK-ut, Edmond Nulleshi.

Me ta u diskutua në lidhje me ankesat e fundit për ndotje të ambientit në këtë komunë.

Sipas Gashit këto ditë jeta e qytetarëve është duke u rënduar e kjo gjë po ndodh pikërisht për shkak të tymit më të tepërt që po ndodh këto ditë nga KEK-u.

“Përvec tymit që shihet KEK-u e dimë mirë se cfarë gazi lëshohet”.

“Kemi problem në Plementin që të gjitha livadhet janë shndërruar në këneta. Problemet po rriten dhe ne si menaxhment shpeshëherë po reagojmë po provojmë forma të ndryshme që përmes KEK-ut të zgjidhet problem por këto po hasin në vesh të shurdhër”.

Por ndryshe është shprehur Nulleshi i cili ka thënë se KEK-u kujdeset për ambientin.

“Përkundër sfidave, KEK-u ka bërë investime në mjedis, përkundër faktit që kemi sfidën që të prodhojmë 95 përqind të konsumit”.

“KEK-u ka investuar më shumë se secila kompani jo vetëm në Kosovë por edhe në regjion”.

Kurse Gashi ka thënë se ndonëse komuna i kanë dhënë leje KEK-ut që të veprojë, kjo leje mund t’i largohet.

“Ne i kemi lëshuar leje si komunë por i kemi lëshuar me kusht që t’i përmbushë të gjitha kërkesat”.

“Në ditët në vazhdom Kuvendi Komunal do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme sepse kërkesat e qytetarëve janë të jashtëzakonshme, besoj që ato leje do të tërhiqen”.

Por Nulleshi edhe njëherë ka thënë se tymi i ditëve të fundit është normal.

“Rastet e fundit janë në kufijtë e të lejuarës”.

“Pavarësisht cështjes rregullative, ne duhet

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img