18,11,2024

WWF fton të gjitha qytetet ti bashkohen Orës jubilare për Planetin Tokë

Must Read

Të shtunën me 25 mars duke fikur dritat nga ora 20:30-21:30, të gjithë mund të bëhen pjesë  e këtij aksioni global vullnetar.

Prishtinë/ Tiranë – Përballja me ndryshimet klimatike duhet të bëhet realiteti jonë, WWF-i edhe këtë vit na përkujton me organizimin e dhjetë me radhe jubilar të Orës për Planetin Tokë. Nga kjo organizatë botërore për mbrojtjen e natyrës është dërguar ftesa edhe sivjet të gjitha qyteteve që të bëhen pjesë e këtij aksioni dhe të fikin ndriçimin publik në ndërtesat dhe sheshet publike, me 25 mars nga ora 20:30 deri në 21:30.

Aksioni global Ora e Planetit Tokë, apo si njihet në botë Earth Hour, do të shënjohet në gjashte kontinentet. WWF-i beson se këtë vit do të marrin pjesë edhe më shume vende se vitin e kaluar ku kanë marrë pjese 178 vende.

 

Që nga viti 2007 Ora e Planetit Tokë ka mobilizuar shumë ndërmarrje, organizata, qeveri dhe qindra miliona njerëz në më shumë se 7.000 qytete. WWF-i që nga fillimi inkurajon individë që të veprojnë kundër ndryshimeve klimatike. Ky aksion duhet të na shërbejë si përkujtim se ne duhet të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme për planetin tonë.

Disa nga ndërtesat kryesore botërore përsëri do të jenë në terr këtë të shtune të fundit të muajit mars, siç janë kulla Eiffel në Paris, koloseumi në Romë si dhe Big Ben ne Londër. Shpresojmë që edhe qytetet në Kosovë dhe Shqipëri te ju bashkohen në fikjen e ndriçimit publik.

Video zyrtare e Orës për Planetin Tokë 2017:

Foto galeri e ngjarjeve të kaluara: http://www.earthhour.org/photo-galleries 

Për më shumë informata:

Ardian Nrecaj, WWF Adria communications officer, +386 49 554 198, anrecaj@wwf.panda.org

 

RRETH PROJEKTIT „ORA E PLANETIT TOKË“

„Ora e Planetit Tokë“ (Earth Hour) është iniciativë globale ekologjike e WWF-it. Individë, ndërmarrje, qeveri dhe komunitete ftohen që të fikin dritat për një orë të shtunën me 25 mars 2017 në ora 20:30 dhe me këtë të tregojnë përkrahjen e tyre për veprime të qëndrueshme ekologjike. „Ora e Planetit Tokë“ ka filluar në qytetin – Sydney, Australi në vitin 2007 dhe deri në vitin 2016 u janë bashkuar qindra miliona njerëz nga 178 vende te botës dhe ka hyrë në histori si aksioni më i madh global vullnetar. www.earthhour.org

 

RRETH WWF-it

WWF është njëra nga organizatat më të mëdha dhe me renome për mbrojtje të natyrës, me më shumë se 5 milionë përkrahës dhe me rrjetin global në më shumë se qindra vende. Misioni i WWF-it është që të ndalojë shkatërrimin e mjedisit natyror dhe të ndërtojë një të ardhme ku njerëzit mund të jetojnë në harmoni me natyrën, duke ruajtur diverzitetin biologjik botëror dhe duke u siguruar që të ketë përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore, duke promovuar uljen e ndotjes dhe shpenzimit të tepërt.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img