17,11,2024

Wall Street ka zgjidhur një problem të madh për Bitcoin

Must Read

Wall Street ka zgjidhur një problem të madh për Bitcoin – paqëndrueshmërinë në treg – duke hapur kështu rrugën që monedha të shërbejë si një mjet këmbimi ndërmjet njerëzve dhe të të fitoj një prezencë më të madhe.

Ky është një zhvillim shumë i madh për ‘monedhën e popullit’. Kohët e fundit, shkruan Forbes, përcjell Telegrafi, ‘Starbucks’ dhe ‘Dunkin Donuts’ kanë folur për Bitcoin, për një arsye të qartë: pranimi i Bitcoin si një formë e pagesës për produktet e tyre që do të krijojë një lëvizje të madhe midis klientëve ‘të magjepsur’ me kriptovalutën. Por ata ende nuk e kanë pranuar atë si një formë pagese për kafe.
Pse? Është e vështirë të thuash. Ndoshta, ata janë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë e kriptovalutës, e cila mund të rezultojë në një humbje të madhe nëse duhet të zhvlerësohet me shpejtësi kundrejt dollarit.

Ky është një problem i vjetër, i cili Wall Street ka zgjidhur kohët e fundit me futjen e kontratave me Bitcoin.

‘Starbucks’, Dunkin Donuts dhe çdo biznes tjetër që është i shqetësuar në lidhje me këtë perspektivë, mund të nënshkruajnë kontrata me Bitcoin, mirëpo kjo do të thotë se çdo humbje në tregun vendor do të bartet në tregun e Bitcoin. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img