02,05,2024

VV: Kryetar premtimi duhet mbajtur

Must Read

Nënkomiteti për shëndetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar kryetarin e Ferizajt Muharrem Svarqa, për mosrealizim të premtimeve lidhur me ndërtimin e qendrës mjekësore në fshatin Dardani, e cila do t’i plotësonte nevojat e banorëve të asaj ane, pasi që qendra aktuale nuk ofron kushte për punë cilësore.

Sipas Shyqeri Hysenit, premtimet pa bazë i bëjnë njerëzit me turbullime mendore, që vuajnë nga premtimomania.

“Para 3 viteve ai ka premtuar se do ta bëj qendrën mjekësore në Dardani, por pa bazë kush premton njeriu me turbullime mendore, njeriu që vuan nga premtimomania, çuditërisht kryetari Svarqa vetëm premton dhe nuk i realizon, sepse premtimin nuk e bazon, mendon dhe llogarit me dy kute dhe derisa në qytet u ka siguruar qytetarëve shërbime shëndetësore 24 orë, nëpër fshatra qytetarëve ua ka ndaluar të sëmuren pasdite”,tha Hyseni.

Hyseni shtoi se Svarqa gjatë vizitës që i bëri Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ditë më parë, u njoftua me problemet e shumta që ka ky institucion mirëpo përkundër kësaj nuk ndërmori asgjë.

“Para ca ditësh kur zoti Svarqa vizitoi QKMF-në aty dhe foli hapur për të gjitha ato mangësi e parregullsi që ne i kemi thënë me vite si: mungesë reagensësh, mungesë aparature, mungesë mjekësh, mungesë e materialit shpenzues, mungesë filmash, rtg për dhëmbë, mungesë e barnave esenciale, pajisje jofunksionale, laboratorë jofunksionale, mosfunksionalizim i aparatit për PAP-TEST, pastaj dhe bërja e një laboratori të veçantë për DSM , RTG Digjital herë i prishur e herë pa filma, aparati për analiza laboratorike në QKMF, i pa funksionalizuar, po kështu ata i bënë të qartë atij dhe ai thotë se vizitën e ka bërë aty për t’i inkurajuar për më mirë dhe për cilësi dhe vetë fakti se shkohet për të inkurajuar dikë tregon se aty gjendja nuk është e mirë”,tha Hyseni.

Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga kryetari Svarqa që të jetë më i përgjegjshëm karshi premtimeve që bën dhe të trajtojë në mënyrë të barabartë qytetin me fshatra ngase edhe banorët e fshatrave janë taksapagues të komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img