26,11,2025

Vullnetarët e klubit RinON ndihmojnë 10 familje skamnore.

Must Read

Ferizaj.31.08.2017. Vanesë Sadriu pat filluar iniciativën e sajë që nga e hëna e kësaj jave me përkrahjen e parezervë të klubit RinON, vullnetarë të gjithë së bashku të mbledhur për një qëllim të vetëm, të gëzojnë dhe të mbushin sofrat e familjeve të varfëra në këto ditë afër Festës së Kurban Bajramit dhe gjithashtu ti bëjnë të lumtur fëmijët e këtyre familjeve për të qenë të barabartë me pajisje shkollore në shkollv.

“Klubi RinON, ka qenë dhe vazhdon të mbetet shpresa e vetme për një të ardhme më të mirë, si çdo herë tjeteër me punën e palodhshme të vullnetarëve të klubit tonë dhe qytetarëve që kontribuan arritëm të ndihmojmë 10 familje skamnore, e të gezojmë shumë fëmijë e të moshuar në prag të kësaj feste të Kurban Bajramit dhe fillimit të vitit te ri shkollor” – u shpreh iniciatorja e këtij aksioni Vanesë Sadriu.

Ndërsa lideri i këtij klubi Granit Sadiku tha se: ” Rinia e klubit Rin’ON është shembull për gjeneratat e ardhshme dhe se klubi RinON do vazhdojë me aksione humanitare të tilla për çdo festë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img