Ai këtë deklarim e bëri të martën si përgjigje ndaj dilemës publike nëse zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me pronat si Trepça dhe Telekomi i Serbisë do të shtyjnë Serbinë të ndryshojë kursin e saj, raporton inserbia, transmeton lajmi.net.
Duke mos lënë vend për dyshime në këtë çështje, Vuçiq deklaroi se Serbia ishte e gatshme për kompromise nëse të tjerët ishin gjithashtu të gatshëm.
“Duhet të ketë një kompromis sepse është e rëndësishme që ne të lëvizim përpara dhe të mendojmë për të ardhmen”, tha Vuçiq në konferencë për media në Qeverinë e Serbisë, raporton inserbia, transmeton lajmi.net.
Ai tha se kjo ka të bëjë me të ardhmen tonë dhe jo që ne të rrahim gjoks, me të cilin nuk do të mund të paguajmë pagat e pensionet apo të bëhemi atraktivë tek investuesit.
Vuçiq deklaroi se Serbia duhet të flasë me Evropën dhe me të gjithë, e gjithashtu të merret me çështjet ekonomike./lajmi.net/
.