17,11,2024

Vuçiq: Sheshel-it i dëshiroj fat, por jo politikave të tij

Must Read

vuciq-620x380

Vojislav Sheshelit dhe familjes së tij i dëshiroj shumë fat në jetë, por ne do të kundërshtojmë fuqimisht politikat e tij, ka thënë kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, duke komentuar shpalljen e Sheshel-it si i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, shkruan Vecernje Novosti, përcjellë Klan Kosova.

“Atij dhe familjes së tij i dëshiroj fat në jetë. Problemi është tek politikat e tij dhe do të kundërshtojmë me forcë atë, sepse ne mendojmë se kjo është një politikë që po e shtyn Serbinë në telashe, vështirësi ekonomike dhe në izolim”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq duke folur për vendin që ai udhëheqë ka thënë se Serbia gjendet në udhëkryq.

“Serbia është në një udhëkryq politik dhe ekonomik pas viteve që kanë kaluar në luftëra të pakuptimta, privatizime të egra, korrupsion recesion të gjatë”, ka thënë Vuçiq.

Ne ishim në gjendje për të ndaluar një rënie të mëtejshme të vendit, ne kemi rezultate të shkëlqyera në tremujorin e parë të këtij viti “, tha Vucic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img