Lajme

Vuçiq me propagandë të egër për Kosovën: Kaçaniku i mbushur me pjesëtarë të ISIS-it

By FerizajPress

December 06, 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për TV Pink ka folur edhe për komunën e Kaçanikut, të cilës i është referuar si fshat i mrekullueshëm serb, por i mbushur me pjesëtarë të ISIS-it, shkruan Gazeta Express.

“Me faktin që flitet se e gjitha është jona ose e tyre, nuk do të arrijmë kurrfarë marrëveshjeje. Mund të themi se Kaçaniku është fshat i mrekullueshëm serb, por atje, për kokë banori, jetojnë më shumë pjesëtarë të ISIS-it apo të Al Kaidës sesa kudo tjetër në botë”, ka thënë presidenti serb.

Vuçiq ka vazhduar edhe me pyetje se sa janë të gatshëm që t’i dërgojnë fëmijët të luftojnë me ta.

Ai ka shtuar se as Gjermania nuk mund ta kërkojë Kaliningradi, që ka qenë Keninzberg gjerman, e po ashtu as Strasbourgun, sinonim i Goethes, që tash është në Francë. /Express/