“Ne kemi pajisur ushtrinë dhe policisë tonë me forca mbrojtëse, tani nga gjithë këto armë ne ndihemi të fortë për të parandaluar këdo që mendon ta rrezikojë sigurinë, sovranitetin dhe pavarësinë e Serbisë”, ka thënë Vuçiqi.
Vuçiq ka thënë, se fabrika e armëve në Velika ‘Plana’ është tregues i asaj që Serbia ka arritur të ndryshojë në vitet e fundit, duke kujtuar shkallën e madhe të shkatërrimeve që ishin bërë, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar, se Serbia është krenare me mjetet e blinduara, por u shpreh se aktualisht nuk ka kapacitetet të prodhojë numër më të madh, edhe pse një vend duhet të ketë të paktën 700 ose 800 prej këtyre mjeteve.
Vuçiq ka ripërsëritur se qeveria është e gatshme të investojnë 15, 20 milionë euro për fabrikën e armëve, vetëm që fabrika të mund të garantoj prodhimin e mjeteve ushtarake.
Vuçiq, këto automjet i ka quajtur të pakonkurrent, të cilat sipas tij, mund të shkatërrojë automjete me vlerë disa milionëshe.
Këta autoblind do të mund të përdorët për patrullim, zbulime të misioneve, si mjet komandues, për operacione speciale kundër luftës se terrorizmit, kontrollin e kufijve, territorit e të tjera. /Lajmi.net/