25,01,2026

Vritet shqiptari në kampin e refugjatëve, arrestohen dy bashkëkombës

Must Read

ok-655x356

Një shqiptar u qëllua për vdekje me thikë në kampin e emigrantëve të Bonn-Bad Godsberg.

Dy persona janë arrestuar nga policia vendase si autor të dyshuar për ngjarjen e rëndë. Hetimet e para bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas zënkës midis banorëve të kampit, ku më pas është goditur me thikë 32 vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Pavarësisht shkuarjes së autoambulancave në vendin e ngjarjes, plagët e thella i kanë shkaktuar vdekjen shqiptari. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i krimit të rëndë. Të arrestuarit janë një 30 vjeçar nga Shqipëria dhe një 26 vjeçar nga Kosova, bëjnë me dije mediat gjermane.

“Njëri nga të arrestuarit ka qenë i njohur nga policia për vjedhje dhe krime të dhunshme në Bon”, bën të ditur policia.

Në kampin, në të cilin jetojnë rreth 240 azilkërkues, gra, fëmijë dhe burra, shumica e të cilëve nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Ata janë grumbulluar në kamp në pritje të riatdhesimit nga pala gjermane.

Viktima njihej si njeri punëtor dhe i rregullt, ndërsa në vendin e krimit janë vendosur lule dhe qirinj, siç shihet edhe në foto.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Ferizaj, 24.01.2026 Me datën 24.01.2026, rreth orës 17:30, patrulla e policisë, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ka ndaluar dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img