13,01,2026

Vrimat e Teatrit, rruga e re zbulon muret me dërrasa e të rrënuara të ndërtesës

Must Read

Çështja e Teatrit Kombëtar është shtjelluar në debate të gjera. Fillimisht nga disa prej aktorëve, të cilët ishin në fillim kundër shembjes. Top Channel e ka pasqyruar këtë gjendje edhe më herët, pa u hequr pjesa mbuluese e rrugës ende të pahapur të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Aktualisht një pjesë e artistëve ka filluar të negociojë me Bashkinë e Tiranës mbi projektin e ri të Teatrit Kombëtar, i sjellë nga arkitekti danez Bjarke Ingels.

Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita kanë deklaruar se do të vijojnë luftën e tyre për të mbrojtur godinën ekzistuese.

Pasi debate është bërë politik pritet edhe vendimi i Presidentit Meta, nëse do e dekretojë apo jo projektligjin.

Mbi këtë godinë po zhvillohet një debat i fortë edhe politik. Sidomos pas miratimit të Kuvend të ligjit që i hap rrugën shembjes së kësaj godine. Se cila është gjendja e saj dhe sa e sigurt është kjo godinë, duhet të flasin ekspertët./Top Channel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img