28,12,2024

Vrau të riun “se nuk i duroi dot shakatë”, dënohet me 22 vite burg

Must Read

gjykata_1

Pas disa seancash gjyqësore, Gjykata e Fierit ka dënuar sot me 22 vite burg Ëngjëllush Hodajn, për akuzën e vrasjes me dashje.

Ëngjëllush Hodaj nga fshati Romes i Mallakstrës qëlloi për vdekje me armë zjarri një vit më parë, Eduart Zotajn.

Teksa doli nga gjykata e Shkallës së Parë Fier, Hodaj u shoqërua nga forca të shumta policore. Të dënuarit i kishin veshur edhe nje jelek antiplumb, si masë sigurie.

Edhe pse prokurori kërkoi në prentencën e saj një dënim prej 35 vite burg, sipas gjyqtares së çështjes Higerta Hysaj, dënimi me 22 vite burg ka qenë i mjaftueshëm për të ‘shlyer’ krimin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të së shtunës së 28 Shkurtit, vitin e shkuar, raporton Shqiptarja.com.

Autori i krimit, viktima, si dhe një tjetër person i cili ka mbetur i plagosur, janë përfshirë në një sherr në një lokal të fshatit.

Hodaj ka pranuar se në gjendje të dehur ka goditur me çifte 21 vjeçarin Eduart Zotaj.

Ai është shprehur se e qëlloi vikëtimën pasi “nuk duroi dot shakatë e tij”. Sipas Prokurorisë, shkak për ngjarjen ishte një debat i momentit mes autorit, viktimës dhe Blerim Beqirajt, i cili mbeti i plagosur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img