19,09,2024

Vrasja në Sarandë e Aleksandër Bardhit, Policia zbardh ngjarjen: Ja tre autorët e krimit

Must Read

Autorët

Gjatë veprimeve hetimore intensive u zbuluan dhe arrestuan autorët e vrasjes: Dhimitër Ciko, 20 vjeç, banues në Ksamil, i dënuar më parë për “Trafikim Narkotikësh”; A.L., 18 vjeç, banues në Ksamil. Ndërkohë që është shpallur në kërkim A.Xh., 20 vjeç, banues në Ksamil, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Zbulimi i armës në shtëpinë e autorit 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.Xh., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri “Automatik-model 56” si dhe 3 krehëra të mbushur me fishekë, të cilat u dërguan për ekzaminime laboratorike.  Nga ekzaminimet laboratorike që u është nënshtruar këtyre armëve, ka rezultuar se të tre armët e mësipërme kanë realizuar qitje në vendin e ngjarjes për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

Gjithashtu, Policia bën me dije se këta shtetas janë autorë, në lidhje me një ngjarje tjetër të ndodhur më datën 21.09.2016, ku në vendin e quajtur “Kthesa e shëtitorës” Ksamil, është qëlluar me armë zjarri në ajër, ngjarje për të cilën grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6-gëzhoja automatiku model 56, të kalibrit 7.62 mm.

Si rezultat i ekzaminimeve të kryera për 3 armët e mësipërme për vrasjen e Aleksandër Bardhit, ka rezultuar se 1 prej tyre është përdorur në këtë ngjarje të Ksamilit. Punohet për kapjen e shtetasit në kërkim.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img