24,11,2024

Vrasësi i 90-të vjeçares dënohet me 20 vite burg

Must Read

Ferizaj.12.07.2017. Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 12 korrik 2017, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit N.N, e cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale  Vrasja e rëndë .

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë për veprën penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4  të KPRK-së, të pandehurën N.N e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëzet (20) vjet.

E pandehura N.N, akuzohet se në gusht të vitit 2016, në Shtërpcë, me dashje dhe në mënyrë mizore nga motivet e ulëta, ka privuar nga jeta të dëmtuarën D.N e moshës 90 vjeqare.

Konform nenit 367 paragrafi 2 të KPPRK-së, të pandehurës i vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin si më lartë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img