29,04,2024

Vranovci: Fidanët e mjedrës janë të shëndosha

Must Read

Instituti Bujqësor i Kosovës në Pejë, ditë më parë ka konstatuar se fidanët e mjedrës që komuna e Ferizajt ua shpërndau 50 fermerëve më 3 dhjetor të këtij viti, janë të sëmura me kancer të pemëve. Lidhur me këtë drejtori i bujqësisë në komunën e Ferizajt, Ismet Vranovci deklaroi se pas analizës nga Laboratori Shtetëror Fitosanitar i Maqedonisë në Shkup, më 19 dhjetor 2016, del se fidanët nuk janë të infektuara me bakterin agrobacterium, si dhe vërtetohet analiza e Institutit fitopatologjik “Sara&Meti” e datës 29 nëntor 2016 se fidanët ishin të painfektuar.

“Inspektori i ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në dy institute, në institutin e Pejës dhe në institutin Sara&Meti, ky i fundit është i vetmi në Republikën e Kosovës i akredituar, mua në drejtorinë e bujqësisë më ka ardhur vetëm një analizë, analiza e Sara&Meti dhe e cila e lejon mbjelljen apo shpërndarjen e fidaneve, dhe me atë rezultat unë e kam bërë shpërndarjen, mirëpo instituti ndërkombëtar i akredituar shtetëror i Maqedonisë i hedh poshtë të gjitha dilemat se ato fidane janë të shëndosha”,tha Vranovci.

Lidhur me publikimin e raportit të Institutit Bujqësor të Kosovës se fidanet e mjedrës janë të infektuara, pati reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj. Mirëpo një gjë e tillë nga drejtoria e bujqësisë u pat cilësuar si zhurmë e motivuar politikisht, andaj kjo Lëvizje edhe sot thirri konferencë për media duke thënë se nuk e kanë për qëllim ta sulmojnë askënd por vetëm t’i njoftojnë qytetarët për rrezikun që iu kanoset nga kjo sëmundje.

‘’Z.Vranovci po të donim të të sulmonim politikisht do të shkruanim për atë që një nga përfituesit e fidanëve të mjedrës është vëllau i shefit të kabinetit të kryetarit Sfarqa, njeriun që ju e keni nxjerr në televizion, por që nuk është i vetmi militant i partisë suaj i cili ka përfituar prej këtij subvencioni. Ajo që ne kuptuam pas reagimit të tij ishte se z.Vranovci ishte i informuar për të gjitha, por se qëllimi i tij ishte tjetër, përfitimi i tij personal dhe partiak. Ne tanimë kemi kontaktuar edhe kultivues të mëherëshëm të mjedrës të cilët dëshmuan se pas mbjelljes së fidaneve të cilat i kishin përfituar si subvencion, asnjë nga to nuk ishte zhvilluar dhe një vit pas mbjelljes ishin detyruar t’i nxjerrin nga toka e tyre dhe tanimë ato toka janë të infektuara dhe në to më nuk mund të kultivohet mjedra’’, tha Fazli Shabani.

Projekti i shpërndarjes së fidaneve të mjedrës komunës së Ferizajt i ka kushtuar 62 mijë euro, ndërsa prejardhja e tyre është nga Serbia. /Televizioni Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img