“ Vota është më e fuqishme se plumbi! Me plumb mund të vrasësh armikun tënd, kurse me votë, mund të vrasësh ardhmërinë e fëmijëve të tu !”
Abraham Lincoln
Tash , kur jemi në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosvës , për shkak të paaftësisë pë t u dhënë zgjidhje shumë çështjeve që dolën të jenë të pazgjidhshme , çështja e fuqisë së votes , më shumë se kurrë , bëhet çështje debati, në rrafshin politik, social, ekonomik dhe psikologjik.
Në rrafshin politik , për faktin e thjeshtë , sepse secila nga partitë politike mundohen ta materializojnë atë, në dobi të tyre; në rrafshin social , meqë shumë probleme sociale ( arsimi, shëndetësia, siguria) do varen nga ajo se kah do jetë e orientuar vota e qytetarit ; në atë ekonomik , sepse nga orientimi i saj do varet edhe mirëqenia jonë ekonomike dhe së fundi, në rrafshin psikologjik , sepse , të gjithë rafshet e mëparshme , pashmangshmërisht, interferojnë edhe në statusin tonë psikologjik.
Kur një kuvend ndodhet ne nje krizë kushtetuese, çfarë ishte Kuvendii Kosovës, i cili për 2 vite nuk qe në gjendje të dalë nga “izolimi” , natyrshëm ,që zgjidhja do të ishte në zgjedhje të parakohshme. Dhe Kosova , më shumë se kurrë , kishte nevojë për një palë zgjedhje, për tu dhënë rrugë , dhjetëra zgjidhjeve . Megjithatë, kryeçështja është: a mund t i zgjidhin këto çështje ata që ishn në pushtet qe 18-të vite dhe që , për më keq akoma, vetë i krijuan ato? Pra, ata që do dalin në zgjedhje me slloganin “Fillim i Ri” ( me njerëz të vjetër !) dhe ata të tjerët me slloganin” Bashkë, të vendosur !” (sepse , vetë ndihen tëpavendosur!),jo që nuk do japin zgjidhje , por edhe më do t i ndërlikojnë gjërat, duke e futur vendin në një katrahurë, së cilës, zor se mund t i gjendet filli, pastaj.
Por, t u kthehemi zanafillës së këtyre slloganeve . Së pari “Fillimit të ri!”, me “ujqër” të vjetër, të cilët ishn në pushtet që nga fillimi, herë nën hije , e here nën diell, por meqë kishin luftuar për ta shliruar vendin, natyrisht që “ u takonte e drejta “ edhe për ta sunduar ( kapur ) atë ! Pra , zgjedhësi ( votuesi) , duhet t ia shtrojë pyetjen vetës së tij: të votojë , një “Fillim të ri !”, që do të thotë një kapje të re, apo të votoj përçkapjen e shtetit , me njerëz që e kanë “Në zemër” shtetin dhe jo pushtetin.Sigurisht, votuesi që voton “me Zemër” dhe mendje të kthjellët, duhet t u thotë jo atyre që deri dje e shanin, e fyenin dhe përçmonin njëri-tjetrin, ata që e rrëgjuan trupin e shtetin e Kosovës, dhe që si ujqër të uritur , nuk lane gymtyrë të saj pa ia copëtuar, por që u bën bashkë në orën e fundit, për të riflluar edhe njëherë, pra, për t ia shqitur edhe ata pak muskuj dhe atë trohë lëkurë , qëi ka mbetur trupit, të shtetit të Kosovës!
Dhe këta të slloganit “Bashkë, tëvendosur!” që gjithashtu ishin në pushtet, që nga fillimi, pra qe 18-të vite dhe që kur dalin në fushatë s lënë gjë pa thënë për këta të “Fillimit të ri!”, madje duke i akuzuar edhe si vrasës “serikë” të figurave të tyre kryesore politke, duke i akuzuar për haraç, zhvatje e korrupsion galopant, por qëkur vie koha për ndarjen e kulaqit, e ndërrojnë gjuhën, si gjarpëri lëkurën, bëhen bashkë dhe vazhdojnë të kakiqeverisin, duke e gjakosur edhe më trupin e rrëgjuar tështetit të Kosovës. Pra , janë të dy këto koalicione, që veten e quajnë të mëdha ,e qëbëhen bashkë kurdo që e nuhasin se preja po u ikën nga duart, për tëushtruar pushtetin e tyre të pafre, pra duke ardhur në pushtet pa zgjedhur asnjë mjet, nën moton makiaveliste , “ qëllimi aryseton mjetin”, me të vetmin qëllim , që të vazhdojnë edhe më, ta rrjepjen ,ta kapërdijnëe gllabërojnëçdo gjë që u del përpara! Dhe nëse edhe këtëherë arrijnë ta marrin pushtetin, këta “ujqër” të vjetër me një “Fillim të ri” për kapjen e shtetit , due u bërë “Bashkë, të vendosur” , në kapjen e sërishme të shtetit, atëherë bashkëpjesëmarrës në këtë rikapje dhe gllabërim tëri të shtetit të Kosovës, gjithësesi do jem edhe ne, duke u bërëbashkë me ta ! Nëse do të votoni më 11-të Qershor, për “ Fillimin e Ri” due u bërë“Bashkë dhe tëvendosur” , në kapjen e shtetit , atëherë mos thoni se e doni “ me Zemër” Kosovën, por thuani se e doni me dhëmbë , me duar dhe me këmbë, sepse me dhëmbëtëri , qëjanë bërëbashkë dhe të vendosur(!), duke zhvatur edhe më, nga muskujt dhe lëkura e mbetur e trupit të Kosovës; me duar që stërzgjaten dhe arrijnë drejt e në xhepat tuaj dhe me këmbë që do u shkelin si krimba , për të realizuar grykësinë e tyre të pafre ! Nëse do i votoni këta që do fillojnë sërish duke u bërëbashkë e të vdendosur (!), atëherë , nesër mos u ankoni pse:
- Kosova po rrudhet (zvogëlohet ) vazhdimsht, duke i falur 2000 hektarë tokë Maqedonisë; 8200 hektarë tokë Malit të Zi dhe kushedi sa të tjerë, Sërbisë;
- Mos u ankoni pse do vazhdoni të jetoni në geto, pa viza, sepse kurrë nuk është e mundur që ata që e vjedhën, e izoluan dhe e shkatërruan shtetin , në çdo segment, nesër do e luftojnë vetëveten, korrupsionin , kur vetë do jenë “vetësudi e vetë kadi”, ashtu siç nuk e luftuan deri më sot, ndonëse krijuan Task Forcë, mbi Task Focë, dhe jo vetëm që s e luftuan, por e lulëzuan edhe më ;
- Mos u ankoni ,pastaj, se Kosova po bosnjakëzohet ( kantonizohet) , duke u bërë një shtet jofunksional, ashtu siç e do Sërbia, duke implementuar “Statutine Komunave Sërbe “;
- Mos u ankoni, pastaj, pse jetoni dhe do jetoni të varfër, sepse vetë me duart tuaja, po u leni në dorë të ardhmen tuaj dhe fëmijëve tuaj, atyre që u vodhën , u plaqkitën dhe vazhdojnë edhe më, duke e bërë jetën tuaj një ferr të pafund;
- Mos u ankoni, pastaj, pse fëmijtë tuaj, diplomojnëpër të punuar kamarierë me fakultet , në rastin më të mirë, ose bredhës rrugësh me diplomë(!), apo kur rezultatet e PISA-së, do ju bëjnë pis të gjithëve;
- Mos u ankoni , pastaj, pse ju dhe fëmijët tuaj, s do keni ku të kërkoni shërim, sepse pos gatishmërisë së mjekut dhe infermierës, për të bërë më të mirën për ju, në spitalet tona publike, nuk do gjeni as edhe një shiringë, infuzion, pe, për t u mjekuar, apo operuar !Duhet të hyni në borxh ose të merrni kredi , në rastin më të mirë, për të mundur t i bleni gjithë ato gjëra që mungojnë në spitalet publike, ndërsa ata të cilëve ju u keni falur besimin tuaj dhe bashkëfamiljarët e tyre, edhe kur ndodh tësëmurën, fluturojnë drejt Gjermanisë, Francës e Anglsë, ose drejt Turqisë, e cila i shpërblen për asetet e “falura”, asaj, meqë ju vetë u keni dhënë këtë mundësi;
- Mos u ankoni pastaj se nuk ken sigurime shendetësore e jetësore ,dhe polcii e gjykatësi , të cilët janë përgjegjës për sigurinë dhe të drejtën tuaj, rrihen nga djemtë e akëcilit deputet, pa pasur mundësi të sigurojnë as edhe veten e tyre , ndërsa gjykatësit , duken si pula të lagura, para djemëve të deputetëve dhe ministrave ,edhepse i kanë nxënë me presh në dorë ( duke marrë tendera nga etërit e tyre !), pra , duke keqpërdorur pronën publike;
- Mos u ankoni , kur nesër fillojnë të pikojnë kazanët e termocentraleve tona dhe s do keni rrymë për 6-të e 10-të orë, dhe do detyroheni t i nxirrni gjeneratorët nga bodrumet, anipse paguani më së shtrenjti në Evropë për të, anipse, Kosova fle mbi shtresa të trasha tëthëngjillit e linjitit;
- Mos u ankoni edhe për bileat e shtrenjta të aeroplanit dhe kur do të prisni e flini me ditë të tëra nëpër dyshemetë e aeroportit, meqë djali i ministrit apo kryeministrrit, ka shitur biletat e ndonjë kompanie që ka falimentuar, dhe s do ua kthejnë as paratë,e lërë më, të dënohet dikush , për këtë zhvatje dhe këtë stërmaltretim tuajin;
- Mos u ankoni edhe kur paguani impulse më të shtrenjta të telefonisë mobile, meqë kompania e cila dikur u shiste një kartelëtelefoni për 220 Euro, ka bërë konkurrente të vetëvetes një kompani private , duke e sjellëveten buzë falimentimit dhe do detyrohet t i jetë falënderuese kësaj kompanie për “mirësinë” e saj,”faljen “ e borxhit, për shkak “ të mospërmbushjes së kontratës” , pra faljes së mbi 200,000 numrave të vetë, kësaj kompanie fiktive, prapa së cilës qëndron ndonjë deputet i fuqishëm apo minister;
- Mos të ankohen, pastaj, veteranët e luftës, për pensionet e tyre nënçmuese,të padinjitetshme edhe për një lypsar rrugësh, dhe kur 43 nga ta , shtërngohen të bëjnë vetëvrasje,në dëshprim të thellë nga trajtimii tyre mizerabël, për tetëmbëdhjet vjetë rresht;
- Mos të ankoheni , pastaj, për rrogat e majme të kuvendarëve dhe benificionet e tyre të pakundgjetshme, për memecërinë dhe makutërinë e tyre të pafre;
- Mos vajtoni , pastaj, për punësimet partiake të stilit të aferave , alla “ pronto” dhe për prontarët e fuqishëm, që mjerueshëm dhe shfrenueshëm , udhëheqin shtetin e Kosovës;
- Mos u ankoni edhe atëherë kur do ngrini rrëzë ndonjë pylli, apo do fundoseni në thellëstë e ndonjë lumi ( besoj e keni të freskët akoma Tisën dhe tragjedinë e saj ). esoj, akoma e keni të freskët dhjetorin e 20140-tës dhe janarin e shkurtin e 2015-tës dhe ekzodin biblik , të mbi 000 njerëzve, të cilët , të dëshpëruar deri në trishtim , morën rrugën kah sytë-këmbët ;
- Dhe në fund, mos u ankoni, atëherëkur t ua kenë shaluar përsëri,edhe për katër vitet e ardhshme, me shpresën se do jeni duke parë ëndërr ( si gomari,deri sa e hante ujku !), për varfërinë tuaj , deri në trishtim ,pse jeta juaj dhe e fëmijëve tuaj , ka marrë tatpjeten dhe nesër do ia mësyniPerëndimit , duke kaluar nëpër sinoret e Serbisë, anipse ajo dje , ju vrau, djegu e u katandisi katër anëve të botës, por që,kësaj here do tregohet e “mëshirshme” , për shkak tëmjerimit tuaj !
Por ju tashmë keni të drejtën të pyesni , se cila është zgjidhja ?
Dhe unë do ju them : zgjidhja është në dorën tuaj, në votën tuaj , vetëm varet nga ju , si do përdorni atë. Do e përdorni atë për të vrarë të keqen tuaj , për të ndëshkuar ata që qe 18-të vite u vjedhin, u shantazhojnë, ju qesin haraq dhe e mbysin perspektiven tuaj e të fëmijëve tuaj, apo do u jepni shansë atyre që janë shpresa e juaj e vetme , në këtë konstelacion rrethanash , të cilët tashmë kanë dëshmuar se , nuk bëjnë pazare në dëm të shtetit me asnjë kusht ;ata pra që vëjnë vija të kuqe , duke mos pranuar të aranzhojnë koalicione prazgjedhore, qoftë edhe duke mbetur në opozitë si të vetëm, por në mbrojtje të shtetit dhe vlerave të tij .
Nëse votoni ata, qëmë shumë se shtetin ,e dojnë pushtetin, dhe nuk vejnë asnjë vijë të kuqe dhe bëjnëkoalcione parazgjedhore, nën moton makiaveliste,se “qëllimi arsyeton mjetin”,(pushtetin!) dhe kur ndjehen të rrezikuar , bëhen bashkë me dreqin e të birin , harrojnë gjihë kusuret e “armikut” të deridjeshëm, vetëm që të ruajnë pushtetin, pra që të vazhdojnë me kapjen e shtetit , të cilin , për fat të keq e konsiderojnë si aset të tyre , që duhet mjelur e rrjepur , sa më shumë dhe sa më gjatë, atëherë edhe zoti s ka si t u ndihmoj, sepse fatin tuaj e keni nënshkruar me dorën tuaj ! Sigurisht, më vonë do pendoheni, por askush s do ju ndihmojë në“ fatkeqësinë tuaj “, që vie nga dora juaj !
Pra, varet nga ju dhe vetëm nga ju , se a do tëkeni një shtet të së drejtës; një shtet të zhvilluar; një arsim me nivel; një shëndetësi që do ju shërbejë juve dhe shëndetit tuaj; një vend pune të sigurtë; një pension dinjitoz; një pagë sipas meritës ; një sigurim shëndetësor e jetësor që ju siguron një jetë të dinjitetshme e një pleqëri të sigurtë dhe një të ardhme plot shpresë për fëmijtë tuaj!Varet nga ju se a dëshironi t u kthehet pasuria evjedhur e shtetit tuaj dhe ajo të bëhet një e mirë e të gjithëve , apo dëshironi që ajo të mbetet , e madje edhe t u shtohet atyre që ua vodhën para syve dhe sot e gëzojnë, e nesër dëshirojnë t ua lënë trashëgim nipërve e stërnipërve të tyre! Varet nga ju, nëse dëshironi të shihni diellin apo të mbeteni në terr , mjerim e varfëri, pa parë askund dritë në tunelin e zi e të gjatë,ku ju kanëfutur “ shlirmtarët” dhe “vajtimtarët” e fushatave , të cilët gjuajnë zjarr e rrufe për njëri –tjetrin në kohë fushatash, por që harrojnë “hasmëritë” , pas zgjedhjeve dhe bëhen bashkë, për të vazhduar të mjelin e rrjepin edhe më, trupine rrëgjuar të shtetit të Kosovës!
Jam i vetëdisjshëm se shumë nga ata lexues që kanë ardhur deri këtu duke më ndjekur, do të thonë se autori i këtij shkrimi qenka fans i LVV (!), apo se po bën tifozëri për të. Kjo edhe mund të jetë kështu, portifozëriaime është e matshme dhe e prekshme, e pjekur përgjatë rrugëtmit tonë politik dhe nuk ijepet blanko askujt . Ajo matet me të bëmat e së cilit dhe secilës, në dëm apo dobi të shtendërtimit të Kosovës . Në të, nuk do gjeni elementet e tifozërisë, “dashurisë” platonike,pra të “ dashurisë”, vetëm në shikm të parë,një dashuri ngashnjyese nëdukje , me lëbyrje sysh , dukemos qenë në gjendje të shohësh të metat e saj , kur ato paraqiten në rrugëtim e sipër dhe pavarësisht të metave , që zbulon, dashuron me zjarrin e dashurisë së parë!Jo,tifozëria ime nuk ka as elementet e një “dashurie “ frojdiane, sado-mazohiste apo siç po e quajnë kohëve të fundit, sindromën e Stokholmit , kur i dhunuari dashurohet në dhunuesin e tij,duke mos arritur të divorcohet asnjëherë, ndonëse e ndien në kurrizin e tij dhunën dhe plagët që i jep një “dashuri” e tillë, anormale gjithësesi! Unëbëjë tifzëri, në mënyrë të pjekur , duke ndryshuar me kohë, sipas intenzitetit dhe masës që të jep “dashuria” , duke mos mbyllur sytë kur ajo tashmë të ka kthyer shpinën dhe keqpërdor besimin tend, duke ta bërë lojën para syve të tu dhe nëçdo rast që i jepet.
E tllë ka qenë tifozëria ime gjatë këtyre tridhjetë viteve: kur doli në skenë LDK, isha idhtar i saj , sepse është ajo që filloi të na e ndajë rrugëtimn e dhunshëm me Sërbinë nacional-shoveniste dhe vuri themelet e një shteti të pavarur të Kosovës dhe u ndava me të , më 1997, atëherë kur LDK nuk kishte çka jep më shumë për Kosovën, përpos asaj që të mos “ provokohemi” nga Sërbia e që ishte nënshtrim banal ndaj dhunës që ushtronte pushtuesi; fillova “dashurinë” me djemtë e UÇK-së, duke u bërë edhe vetë pjesë e saj,deri në çastin kur ajo u shpërbë dhe kisha një simpati për partitë e dala nga lufta, deri në momentin kur e fituan pushtetin, me shpresë se ata kishin ideale , për ta forcuar shtetësinë e Kosovës dhe kur pashë se ata, jo që nuk e forcuan , por filluan tia rrëmihin edhe themelet, duke e bërë për çdo ditë më të dobët e më të pafuqishme , për shkak të vjedhjeve , haraqit dhe krimit të organizuar, atëherë u ndava përfundimisht me ta për t u bërë tifoz i LVV(!) , e vetmja deri tash ,që ka për synim ruajtjen e shtetit në kufijtë e saj dhe ideal, forcimin dhe rimëkembjen e shtetit. Pra, kjo është një tifozëri e pjekur ,e prekshme dhe e matshme, e cila nuk bazohet në lavdinë dhe fitoret e dikurshme , por qëmatet me luftën për jetësimin e shtetit , duke mos dhënë asnjë pëllëmbë të këti vendi ; me luftën e pakompromis kundër bosnjakëzimit të Kosovës dhe kthimin e Sërbisë nën firmën e Statutittë Komunave Sërbe; me luftën kundër Ligjit për Gjykatën Speciale, e cila do të gjykoj dhe dënoj viktimën,duke lënë jashtë këtij gjykimi e dënimi agresorin, atë qëmbjelli vdekjen e mb 12.000 mijë burrave, grave, e fëmijëve , vetëm pse ishin shqiptarë; të atyre që dhunuan mbi 20.000 mijëgra dhe vranë mbi 2000 fëmijë; pratifozëria ime tani është e drejtuar , ndaj atyre qëluftuan me të gjitha mjetet e mundshme, pa marrë parasysh imazhin e vetë, por duke qëndruar fuqishëm në gjithë atë që e bën të dinjitetshme jetën e qytetarit të këtij vendi .Dhe kjo, përsëri mund të lëviz në dretim tjetër, poqese LVV(!) e merr pushtetin dhe nuk u qëndron denjësisht dhe besnikërisht premtimeve dhe synimeve të saja, ndërsa të tjerat , shëndoshen dhe marrin të mbarën, synojnë shtendërtimin dhe shtetin ligjor.
Por , ju mund të shtroni pyetjen : me çka na argumentoni prekshmërinëdhe pritshmërinëevotës së qytetarit ? Prishtina dhe udhëheqja e saj,është argumenti më i mirë dhe më i prekshëm: aty iu tha ,stop ndërtimeve pa leje; stop ,mafisë së ndërtimit; nxemje ekologjike dhe të pandërprerë; ujë në një 24 orë dhe për të gjithë; gjelbërim dhe mbrojtje e ambientit; ushqim falas për nxënësit e fillores dhe zgjedhje e arsimtarëve të shkollave të mesme, bashkë me komunitetin( familjarët dhe shoqërinë civile ); qerdhe publike me nivel dhe me kosto të ulët; shëndetësi të riorganizuar të nivelit parësor dhe pa mungesa në barëra dhe shumë shërbime të tjera, të cilat udhëheqjet e mëparshme, as për dhjetëra vite nuk arritën t i bëjnë. Gjithëçka që premtuan në fushatë, arritën t i realizojnë para afatit, ndonëse tërë kohën u sabotuan nga pushteti qendror dhe ai lokal, i PDK-LDK-së!
Vota vret , më shumë se plumbi, ndaj jepi fuqi votes tënde: vraje te keqen,krimin e organizuar, haraqin, vjedhjen e ardhmërisë së fëmijëve tu; vrajë me votën tënde , gjithëçka që ka errësuar perspektiven tënde, të fëmijëve të tu dhe bëjë që të nisë të funksionojë shteti ligjor, shteti i të drejtës. Ti mundesh dhe e ke këtë mundësi ! Mos lejo tëtë shkojë dëm vota jote duke vajtuar edhe katër vite të tjera, sepse edhe këtë herë të mashtruan dhe nuk arrinë tëshohësh askund dritë, në errësirën që ka kapluar këtë vend.Hiq perden që ka zënë sytë e tu dhe voto me zemër e me mendje të kthjellët, vrit me votën tënde , jo një, po të gjithë ata që të katandisen e të sollën gjer këtu, ku je . Pra, zgjohu dhe thuaj jo të keqes, tëshëmtuarës;thuaj jo vjedhjes, hajnisë, haraqit dhe gorromisjes së shtetit tend. Bëj, që vota jote të vrasë “…më sumë se plumbi !” ,sepse me votën tënde mund “ të vrasësh, ardhmërinë e fëmijëve të tu !”.Kujdes! Jepi fuqi votes tënde dhe mos e vritni ardhmërinë e fëmijëve tuaj, sepse nesër ata do jenë gjykatësit tuaj !
Dr.Sci. Isa I. Haxhiu, urolog, ShSKUK