28,12,2024

Vonohet raporti mbi shkaqet e djegies së supermarketit në Ferizaj

Must Read

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha sot se nuk e kanë pranuar akoma raportin mbi shkaqet e zjarrit të supermarketit në Ferizaj.

Edhe pse ishte planifikuar që raporti të ishte gati për sot, Jashari tha se është e mundshme që deri javën e ardhshme nuk do të dihen shkaqet e zjarrit të madh që shpërtheu në supermarket, pasi përmendi se nesër është edhe festë dhe nuk punohet.

“Nuk e kemi pranu raportin”, tha Jashari .

Edhe pse dje kishte deklaruar se raporti do të ishte i gatshëm për sot, Jashari tha se ashtu kanë besuar por ende nuk e posedojnë raportin e ekzaminimit.

Kryeprokurori Jashari ka konfirmuar dje se ekzaminimet në vendin e ngjarjes janë kryer nga njësiti i rrymës dhe njësitët e tjera relevante.

Jashari ka thënë se rasti i djegies së supermarketit është hapur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ndërsa nuk është intervistuar asnjë person, kjo për shkak se po e presin raportin.

Ekipit të zjarrëfikësve i është dashur të qëndrojnë deri në orët e mëngjesit të djeshëm për të shuar tërësisht zjarrin që ka kapluar një ditë më parë objektin e “Viva Fresh Store” në Ferizaj.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e zjarrit ka dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk ka njerëz të lënduar.

Shkaktarët e zjarrit mbeten akoma të panjohur, teksa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te djegia e këtij supermarketi, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img