11,09,2025

Volejbollistët e “Lubotenit” mbyllin sezonin vjeshtor me sukses

Must Read

KV “Luboteni”  përmbyll me sukses maksimal sezonin vjeshtorë në kuadër të Superligës së Kosovës në Volejboll , 7 lojë dhe 7 fitore
KV “Luboteni” pas ndeshjes se sotme kundër  KV “Prishtina ” të cilën e mundi me rezultat 3: o në seta ka siguruar titullin e kampionit vjeshtorë.
“Kjo na mundëson të dimërojmë të qetë në krye të tabelës së Superligës me 21 pikë. Një falënderim dhe përgëzim për të gjithë lojtarët , shtabin teknik të skuadrës dhe ne veçanti falënderojë miqtë dhe mbështetësit tanë!”  ka deklaruar Gazmend Hoxha.kryetar i KV ‘Luboteni.
Pas përfundimit ,pritet që vikendin e ardhshëm të luhen ndeshjet për Kupën e Federatës së Volejbollit ku KV “Luboteni” takohet me KV”Drenica”. Nëse volejbollistët ferizajas korrin fitore në këtë ndeshje atëherë në finale do të takohen me fituesin e ndeshjes ndërmjet KV “Peja” dhe KV” Prishtina Voley”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img