Këtë të shtune në Ferizaj është luajtur derbi i radhës në volejboll ndërmjet KV Luboteni dhe KV Ferizaj, në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në Volejboll në sezonën pranverore.
Pas një paraqitje të mirë nga dy klubet ferizajase KV Ferizaj doli fitues i këtij derbi lokal duke fituar me rezultat 3:2 në seta.
Rezultatet sipas setave : KV Ferizaj : KV Luboteni ( 14 :25, 25:20, 25:19, 19:25, 15: 13)
Edhe kryesia e klubit Luboteni kanë uruar fituesin e këtij derbi lokal dhe këtë e kanë cilësuar si lojë të mirë dhe vërtet më epitetin e një derbi lokal.
“Sonte Luboteni jonë dështoj të marr fitore në ndeshjen derbi kundër rivalit tonë lokal Kv Ferizaj. Ishte kjo një lojë që meritojë epitetin e derbit. Ju urojmë fitoren rivaleve tanë, ndërsa çunat tanë kanë kapacitetin , përvojën dhe vullnetin për tu kthyer edhe më të fortë në vazhdim të kampionatit , e në veçanti në play off dhe në garën për Kupë. Falënderojmë te gjithë mbështetësit dhe tifozët te klubit tone! Kryesia e klubit!” thuhet në komunikatën e KV Luboteni.