21,12,2025

Vodhi 32 mijë euro, kallëzohet penalisht zv.drejtoresha e Tirana Bank

Must Read

Prokuroria-e-Tiranes_1

Tirana Banka kallëzon penalisht për vjedhjen e 32 mijë eurove, zv.drejtoreshën e përgjithshme, A.Z. Përmes nje njoftimi, banka sqaron se vjedhja u konstatua pas monitorimeve të brendshme, ndërsa theksohet se kjo ngjarje nuk e cënon sigurinë e depozitave të qytetarëve e as marrëdhëniet e bankës me klientët.

“Banka e Tiranës ka konstatuar si pasojë e monitorimeve të brendshme rutinë, kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në dëm të saj në vlerën prej 32,555 euro nga shtetësja A.Z, në cilësinë e zëvendës drejtoreshës së degës. Vetë Tirana Bank ka depozituar më datë 31.10.2014 pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin kundër kësaj shtetaseje për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën. Theksojmë se dëmet financiare të shkaktuara ndaj bankës nga këto veprime nuk cenojnë sigurinë dhe seriozitetin e marrëdhënieve të Bankës me klientët!”, thuhet në njoftimin e bankës./lapsi.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img