‘Grabitqarët e vegjël’ aktin e kanë kryer të enjten rreth orës 10 e 15 deri sa në shkollë mësimi nuk po zhvillohej meqë shkollat janë në pushim deri ditën e hënë.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur kanë depërtuar me forcë në objekt te shkollës dhe nga aty kanë vjedhur tre kompjuter në vlerë prej 600 euro. Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të mitur, të cilët me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje”. /Lajmi.net