23,12,2025

VMRO-DPMNE: Nëse Zaev refuzon platformën do e mbështesim të formojë Qeveri

Must Read

“Për fat të keq, as LSDM-ja as Zoran Zaevi nuk dalin me refuzim të platformës nga Tirana dhe janë të gatshëm të kryesojnë qeveri të Tiranës të bazuar në themelet e platformës të formuar në shtet të huaj nën diktat të kryeministrit të huaj. Ata madje shkojnë deri atje dhe thonë se do të debatojnë për çështjet të cilat janë nga interesi nacional dhe shtetëror, duke konsultuar ekspertë partiakë nga nënshkruesit e platformës së Tiranës”, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Njëherit, shtohet, rezultati nga kjo është i qartë, në faza që të realizohet ridefinimi i shtetit, ndryshim i flamurit, himni, stema, vendosja e kartëmonedhave dhe uniformave dygjuhëshe, shpallja e gjenocidit ndaj shqiptarëve të zbatuar nga KAÇKM, 1994 deri 1956 dhe radhë të vendimeve të tjera të cilat e shkelin integritetin dhe identitetin e shtetit të Maqedonisë.

Nga VMRO-DPMNE-ja theksojnë edhe se qëndrojnë në pozitat e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale si dalje nga kriza.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sportisti ferizajas diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img