11,09,2025

Vlerësohet lartë bashkëpunimi ndërmjet QKMF “Dr. Menduh Kaloshi” në Han të Elezit me Spitalin Regjional në Ferizaj

Must Read

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune zyrtarë të lartë të Spitalit Regjional në Ferizaj, me në krye z.Bejtush Jaha Drejtorë Ekzekutiv i Spitalit, i shoqëruar nga z.Ymer Llabjani, Drejtorë i Infermierisë, z. Bashkim Mehmeti, Zyrtarë i Lartë për Siguri Shëndetësore, znj.Sevdie Bajraliu-Sadiku, nga Drejtoria e Shëndetësisë në Spitalin e Ferizajt.
Në takim ku ishin prezent edhe Nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mallzum Qajani dhe Dr Nejazi Luma Drejtorë i QKMF “Dr. Menduh Kaloshi” në Han të Elezit, është vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shëndetësorë përkatësisht QKMF “Dr. Menduh Kaloshi” me Spitalin Regjional në Ferizaj.
z.Bejtush Jaha Drejtorë Ekzekutiv i Spitalit Regjional në Ferizaj i njoftoi zyrtarët nga Komuna e Hanit të Elezit për nënshkrimi e kontratës me të cilën hapet rruga e fillimit të punimeve për ndërtimin e Spitalit të ri në Ferizaj që do të jetë ndihmesë e madhe për tërë sektorin e shëndetësisë të Regjionit të Ferizajt.
Zyrtarët e lartë të Spitalit Regjional në Ferizaj me këtë rast uruan Kryetarin Suma dhe Nënkryetarin Qajani për marrjen e detyrave në krye të Komunës së Hanit të Elezit duke u zotuar për bashkëpunim në interes të banorëve të komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img