31,01,2025

Vjedhje në zyrat e ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj

Must Read


Një vjedhje ka ndodhur në zyrat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka informuar se nga zyrat e “Bifurkacionit” është vjedhur DWR i kamerave të sigurisë.
“Sot, rreth ore 06:14 policia rajonale e Ferizajt ka çpranuar një informacion se në Kompaninë Rajonale të Ujsjellësit ” Bifurkacioni” në Ferizaj është një rast i vjedhjes. Policia e rendit e më pas policët hetues të stacinit në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin. Nga hetimet e para është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë demoluar zyret dhe nga aty është vjedhur DWR e kamerave të sigurisë.”, ka bërë të ditur Veseli.
Ai ka shtuar se policët hetues janë duke punuar intenisvisht, duke grumbulluar informacione që ky rast të zbardhet sa më shpejt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img