Vjedhje e rëndë në Ferizaj, hajnat në arrati

Must Read

Disa persona të panjohur kanë kryer një vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, njoftoi Policia e Kosovës të martën.

Sipas pronarit të shtëpisë, të dyshuarit kanë hyrë me forcë në shtëpi derisa ai nuk ishte aty, dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe dy armë që ishin me leje.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, derisa është informuar edhe prokurori.

Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.

“Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij deri sa ai nuk ishte aty dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe dy armë të cilat i kishte me leje. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin policor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img