Një vjedhje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Ferizaj, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë para e stoli me vlerë të konsiderueshme.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shaqir Hasani”, ndërsa rasti është raportuar rreth orës 21:30.
Të dyshuarit kanë hyrë në shtëpi duke hapur me forcë dritaren e një dhome, përmes së cilës kanë depërtuar brenda objektit.
Pronari i shtëpisë, G. I (1995), ka deklaruar se nga shtëpia i janë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro, si dhe para të gatshme në shumën prej rreth 2 mijë euro.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetimet dhe forenzika rajonale, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe kanë mbledhur prova materiale.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim për identifikimin e të dyshuarve.
Sipas informacioneve, në të njëjtin lokacion janë raportuar edhe dy raste të tjera, një “Vjedhje e rëndë” dhe një “Vjedhje në tentativë”, për të cilat dyshohet se mund të jenë kryer nga të njëjtit persona.

