Një grup prej rreth 50 sulmuesish të armatosur besohet të kenë vjedhur një shumë prej rreth 40 milionë dollarëve nga një firmë e sigurisë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, katër persona u vranë në atë që është quajtur “vjedhja e shekullit” dhe nga operacionet e mëvonshme të policisë.
Banda, që nga policia besohet të ketë të përfshirë anëtarë të njohur të bandës së drogës “First Capital Command”, kishin në shënjestër selinë e PROSEGUR, një kompani e sigurimit e specializuar në transportimin e parave të gatshme në qytetin paraguajan të Ciudad del Este.
Gjithashtu thuhet se një eksploziv shpërtheu duke hapur pjesën e përparme të objektit, duke vrarë një polic i cili ishte në roje, raportojnë mediat e huaja.
Policia tha se “arka” ishte e mbushur e plotë dhe mund të mbante deri në 40 milionë dollarë në para të gatshme, por shuma e vjedhur është ende për t’u konfirmuar.
Autoritetet kanë thënë se bëhet fjalë për njerëz të veshur me maska të cilët flisnin portugalisht,
Policia u pengua për tu përgjigjur kur banda “bllokoi ata” me anë të 19 makinave, eksplozivëve dhe një raketahedhës, “betejë” nga e cila firma mbeti pa ndihmë për dy orë të tëra.
“Ambientet e firmës së sigurisë janë shkatërruar dhe sulmi ka shkaktuar kaos dhe terror në qytet”, ka thënë Justo Zacarias, guvernatori i Alto Paraná.
E Ministria e Brendshme e Paraguajit ka publikuar imazhet e armëve të përdorura në sulm.
Banda besohet se kanë shpëtuar duke përdorur kamionë të blinduar që i përkisnin firmës, para transferimit në një anije në lumin Parana.
Ministria e Brendshme paraguaiane ka thënë se një tjetër konfrontim ka ndodhur përtej kufirit në jug-perëndim të Brazilit, disa orë pas ngjarjes në Paraguaj.Bëhet e ditur gjithashtu se një operacion i përbashkët mes policisë paraguaiane dhe asaj braziliane vranë tre prej sulmuesve dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar.