26,11,2024

Vizitohen qendrat e grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Must Read

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, e shoqëruar edhe nga ish-presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, këtë të martë mori rrugë për të vizituar nga afër Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave – QPDG në Drenas me ç’rast u priten nga znj. Kadire Tahiraj si dhe në qendrën Medica Gjakovë, në Gjakovë ku u pritën nga drejtorja ekzekutive Mirlinda Sada.

Me këtë rast Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, ka falënderuar ish-presidentën Jahjaga që ju bashku në këtë aktivitet, përderisa ka shtuar se qëllimi kryesor i saj është̈ mbështetja për gratë viktima të dhunës seksuale.

“Duam që përmes kësaj vizite t’i motivojmë̈ që të ecin para, të kenë̈ shëndetin me familje dhe të vazhdojnë̈ të punojnë̈ dhe të kontribuojnë̈ siç kanë bërë deri më tani. Unë përgëzojë̈ edhe këto dy qendra që po bëjnë̈ gjithçka për gratë̈ që ishin viktima të dhunës gjatë luftës, por edhe presidenten Atifete Jahajga që ka qenë afër çdo herë dhe njëra ndër mbështetëset më të mëdha e tyre. Urojë që zëri jonë të përçohet tek ato gra, dhe ne do t’i mbështesim së bashku dhe do ja dalim në të gjitha sfidat e sidomos në sfidat e atyre që ballafaqohen tash e 22 vite me një luftë̈ të pa përfunduar dhe po ballafaqohen ende me drejtësinë̈”, ka përfunduar, Kryesusja Gashi-Bytyqi.

Ndërkaq ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ka përgëzuar Kryesuesen Kristina Gashi-Bytyçi për këtë iniciativë me një qëllim kaq të mirë.

Në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësuese të institucioneve tjera, të Komunës së Ferizajt, përfaqësuese të Policisë̈ së Kosovës, spitalit të Ferizajt, përfaqësueset gra të Shoqatës së Veteraneve të Luftës së UCK-së në Ferizaj, si dhe të Qendrës Kryesore Familjare të cilat edhe ndihmuan Qendrën financiarisht duke blerë aksesorë dhe gjëra tjera të punuara nga gratë punëtore të Qendrës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img