Drejtoria komunale për shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Ferizaj në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizajt, nga kjo e një kanë filluar vizitat sistematike mjekësore për fëmijët e kopshtit “Ardhmëria jonë”.
Me këtë rast drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Ferizaj, Burim Karameta , kanë thënë se këto projekte duhet të realizohen edhe në kopshtet tjera të qytetit, por edhe në shkollat e për fëmijët parashkollor.
“Jemi duke bërë matjen dhe gjatësinë e peshës së fëmijëve të moshave të caktuara, duke filluar nga fëmijët që marrin shërbime në këtë kopsht dhe do të fillojmë edhe me klasat parashkollore në të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt. Po ashtu jemi duke bërë një hulumtim të zhvillimit të të gjithë fëmijëve të këtyre moshave të caktuara, duke marr të dhëna edhe mbi shëndetin oral të tyre”, ka thënë Karameta, duke shtuar se ky është aktivitete që po bëhet për herë të parë nëpër kopshtet e qytetit tonë.
Edhe drejtoresha e kopshtit të fëmijëve ‘Ardhmëria Jonë ”Zual Abdullahu, e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm këtë aktivitet që e ka filluar drejtuesit shëndetësorë të komunës së Ferizajt.
Në kuadër të projekti të gjithëpërfshirës, edhe zyra për komunitete e Komunës së Ferizajt, ka bërë realizmin e një projekti përmes Drejtorisë së Shëndetësie që edhe fëmijët e komunitetit pakicë të përfshihen në kopshtin e qytetit “Ardhmëria Jonë” në Ferizajt.
Zyrtari i zyrës për komunitete Mehmet Jashari, me këtë rast është shprehur mirënjohës që edhe fëmijët e komuniteti ashkanlinjë, egjiptas dhe rom po marrin shërbime gratis në këtë kopsht.
Aktualisht në kopshtin e fëmijëve ‘Ardhmëria Jonë” janë rreth 300 fëmije.