28,11,2025

Vizita e Grupit të Miqësisë me Slloveninë, në Kuvendin Kombëtar të Sllovenisë

Must Read

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Lubjanë të Sllovenisë.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, në përbërje: Elmi Reqica, kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Slloveni dhe njëherësh drejtues i delegacionit, Slobodan Petroviç, nënkryetar i Kuvendit dhe anëtar i këtij grupi; Shpejtim Bulliqi, Xhevahire Izmaku, Albulena Haxhiu dhe Enver Hoti, anëtarë, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Lubjanë, është pritur dje në takime të ndara nga kryetari i Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë, Milan Berglez dhe kryetari i Grupit të Miqësisë me Kosovën në Kuvendin Kombëtar të Republikës së Sllovenisë, Franc Trcek.

2016_10_12_vizita_e_grupit_te_miqesise_ne_sllovenine_7

Thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, çështja e zgjidhjes së kufirit me Malin e Zi dhe mundësia e Kosovës në integrimet euro-atlantike, ishin temat e diskutimit në këto takime.
Gjatë këtyre dy takimeve, kryetari i Grupit të Miqësisë me Slloveninë në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reqica, në vazhdimësi kërkoi përkrahjen e shtetit slloven në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe anëtarësimin në NATO.
Duke i dëshiruar mirëseardhje delegacionit të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë, Milan Berglez, theksoi se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë të shkëlqyeshme dhe se Sllovenia mbetet mbështetëse e fuqishme e integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.
Z. Berglez konfirmoi mbështetjen e tij dhe te shtetit slloven për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO, ndërsa bëri të ditur se planifikon të realizojë një vizitë zyrtare në Kosovë, qëllimi i të cilës do të jetë njoftimi nga afër me procesin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.
Kryetari i Grupit të Miqësisë, Elmi Reçica, e njoftoi kryetarin Berglez me zhvillimet në Kosovë, ku veçoi përcaktimin e përbashkët të të gjitha subjekteve politike për proceset integruese. Gjithashtu, z. Reçica nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.
Në takimin me Grupin e Miqësisë me Kosovën, në parlamentin slloven, u bisedua për thëllimin e mëtejmë të bashkëpunimit parlamentar, si dhe për projekte të përbashkëta në avancimin e bashkëpunim ndërparlamentar në rajon.

2016_10_12_vizita_e_grupit_te_miqesise_ne_sllovenine_1
Dy kryetarët e grupeve të miqësisë, Franc Trček dhe Elmi Reçica, me delegacionet respektive, u pajtuan që simbolika e emërtimit të grupeve të tilla përkon plotësisht me miqësinë reale mes dy vendeve. Miqtë parlamentarë sllovenë u zotuan se do të jenë gjithnjë mbështetës të zëshëm të Kosovës në rrugëtimin e saj të mëtejmë në proceset integruese euro-atlantike.
Vizita në Slloveni, e cila vazhdon edhe sot, është iniciativë e Kuvendit të Kosovës, përmes grupeve të miqësisë, në funksion të zhvillimit të diplomacisë parlamentare.
Sllovenia mbetet një nga vendet më mbështetëse të politikave të zgjerimit të BE-së, në rajon.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img