18,12,2024

Vitia: Pesë pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë

Must Read

Ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference online për media ka treguar se 36 persona të identifikuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sipas ministrit, gjendja e tyre është e mirë në përjashtim të pesë pacientëve të cilët janë në oksigjenoterapi dhe në gjendje të rëndë.

“Sipas të dhënave të Klinikës Infektive të QKUK-së, sot aty ka pasur 36 pacientë të hospitalizuar që po trajtohen për Covid-19, prej të cilëve, 36 prej tyre rezultojnë me gjendje shëndetësore stabile, ndërsa 5 të tjerë rezultojnë të kenë gjendje më të rënduar shëndetësore dhe janë me tretman mjekësor me oksigjenoterapi. Qeveria e Kosovës ditë më parë ka ndërmarrë masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Kërkojmë që koha e lejuar për qarkullim të mos kuptohet në asnjë mënyrë si një hapësirë për t’u grumbulluar por të respektojmë pikën që lëvizjet në rrugë”, ka thënë Vitia.

Po ashtu, ai ka treguar se testet e reja kanë arritur tashmë në Institut dhe janë porositur edhe 10 mijë teste të reja.

E sipas ministrit Vitia, Ministria është duke pranuar edhe ndihma dhe donacione të ndryshme.

Vitia ka përfunduar konferencën duke bërë thirrje te qytetarët që të kujdesen për higjienën personale dhe të qëndrojnë në shtëpi.

“Ruajeni shëndetin e juaj dhe të familjarëve tuaj e komshinjve. Kjo situatë do të kalojë andaj ju lutem që të keni kujdes. Ju lutemi që të keni durimin që këto javë t’i kalojmë sipas këshillave e rekomandimeve”, ka thënë Vitia.

Deri më sot, në Kosovë janë identifikuar me COVID-19, 91 pacientë, 1 është shëruar dhe 1 ka vdekur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img