08,06,2025

Vitia: Për shtyrjen e zgjedhjeve lokale do të vendoset në bazë të mendimit të ekspertëve

Must Read

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka përjashtuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale.

Vitia pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në konferencë për media është pyetur nga gazetarët për këtë çështje.

Vitia duke dalë nga konferenca është përgjigjur shkurt duke thënë se do të respektojnë mendimin e ekspertëve.

“Nëse vazhdojnë infektimet a do të mbahen zgjedhjet lokale?”, është pyetur Vitia nga gazetarët.

“Natyrisht mendimi i ekspertëve do të jetë ai mendim dhe vendimin do ta marrin në bazë të tyre”, tha ministri Vitia.

Ndërkohë Kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, kishte kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që zgjedhjet lokale të shtyhen për gjashtë muaj, për shkak të situatës alarmante me COVID-19.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia nis hetimet për 26-vjeçarin që u gjet i vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”

Policia e Kosovës njoftoi se ka nisur hetimet për vdekjen e një 26-vjeçari, trupi i të cilit është gjetur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img