28,12,2024

Vitia në Ferizaj: Jemi të përkushtuar për ndërtimin e spitalit rajonal dhe QKMF-së së Ferizajt

Must Read


Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Ferizajt kanë rënë dakord për ndërtimin e Spitalit Regjional dhe të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë..

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media pas takimit që ministri i Shëndetësisë Arben Vitia pati me të parin e kësaj komune, Agim Aliun.

Ministri Vitia tha se do të angazhohen me intensitet të shtuar për ndërtimin e këtyre dy objekteve shëndetësore, për të cilat tha se do të kujdesen t’i shoqërojnë me staf shtesë.
“Qysh u dakorduam edhe me kryetarin, kjo tani do të zgjidhet si nyje dhe besoj se pas takimit të sotëm nuk kemi asnjë arsye që kjo nyje të mos zgjidhet dhe do të vazhdojmë përpara dy projekte jetike për qytetarët, siç ëhstë QKMF-ja dhe Spitali i Ferizajt… Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë punën me një intensitet të shtuar në mënyrë që qytetarët e Ferizajt të kenë qasje në shërbime cilësore, ashtu siç e meritojnë”, tha Vitia.

Se kanë rënë dakord për ndërtimin e Spitalit dhe QKMF-së së Ferizajt, e tha edhe kryetari i Komunës, Agim Aliu.
Sipas tij, kjo do të hap një kaptinë të veçantë për këtë komunë.

“Kemi dakordim me ministrin që dy çështjet jetike të Ferizajt, ndërtimi i spitalit regjional dhe ndërtimi i QKMF-së së re, jemi dakorduar se do t’i përmbyllim si procese… Biseduam me ministrin që Ferizaj, dhe shëndetësia e Ferizajt është e kufizuar edhe sa i përket resurseve humane të të gjitha kategorive, dhe shpresojmë se në të ardhmen ndërtimi i spitalit të Përgjithshëm dhe QMF-së do të shkojnë krahas që pastaj të shoqërohen me staf përcjellës… Jam i sigurt se do të fillojë një kaptinë e veçantë për Ferizajn”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img