Agolli, ndryshe nga pjesa më e madhe e anëtarëve të Partisë së Punës, e kuptoi me kohë se organi që drejtoi për gati 50 vite Shqipërinë, kishte nevojë për reformim.
Më 10 qershor të vitit 1991, në Kongresin e Partisë së Punës, ai kërkoi reformim rrënjësor pasi partia, sipas tij, po shtrihej e vdekur në shtrat. Megjithatë, kjo kërkesë e shkrimtarit të madh, në një kohë kur vendi sapo kishte hyrë në rrugën e ndryshimit, nuk u prit aspak mirë nga pjesa tjetër e partisë. Të gjithë anëtarët komunistë u ngritën në këmbë kundër tij.
“Parti Enver, jemi gati kurdoherë” apo “Parti e kuqe”, ishin disa nga parullat që shokët brohorisnin kundër tij.
Sot, në moshën 85-vjeçare, në ditën e tij të vdekjes, Agolli kujtohet me pietet nga të gjithë.
Më poshtë mund ta lexoni një poezi të tij, që më së miri zbërthen zhgënjimin që ka mundur ta ketë ai me shqiptarët e tij. /NewsBomb/Telegrafi/
Trishtimi
Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacaket e smirëzinjtë
Që shtireshin engjëj të dashur.
Ku vete s’e di, veç s’dua të kthehem
Sërish me ne rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do prehem
Me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.