17,11,2024

Viktimë e rrezikshme!

Must Read

Vështirë të pranohet fakti që njeriu mund të jetë viktimë dhe i rrezikshëm në të njëjtën kohë. Gjithashtu, vështirë të pranohet fakti që një njeri i cili beson në cilëndo fe të jetë pikërisht viktima e rrezikshme. Por ja që jemi duke jetuar pikërisht në kohën kur viktima është më i rrezikshëm sesa krimineli dhe për fat të keq disa fetarë të jenë viktimat e këtij lloji. Jemi duke jetuar çdo çast me frikë e panik, me vaj e trishtim, me vrasje e gjakderdhje, me dhunë e tmerr, dhe kush është shkaktari? Pa fije dyshimi themi që shkaktar i gjithë kësaj katrahure janë të rinjtë e mashtruar që kanë rënë pre dhe janë kapur nga kthetrat e mashtruesve sikur shqiponja që kap prenë e saj e që padrejtësisht në emër të fesë bëjnë çdo të keqe në fytyrën e tokës! Si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë me fetarët? Po kjo ndodh për shkak se, imamët janë neglizhentë dhe indiferentë karshi kësaj dukurie, apo më mirë të themi nuk ia kanë dhënë hakun si duhet kësaj çështjeje. Pa dyshim, në vendin tonë kemi imamë të zotë, por ama, duhet që neglizhencën ta zëvendësojnë me punë të palodhshme dhe indiferencën duhet ta zëvendësojnë me aktivitete direkte në vetëdijesimin dhe ruajtjen e të rinjve nga mashtrimet e të vetëquajturve ‘’dijetarë të fesë’’.

Ngrihuni dhe mobilizohuni fuqishëm  o imamë kundër kësaj të keqeje, ju keni potencial, madje të gjitha argumentet fetare janë në favorin tuaj. Mos jini neglizhentë dhe mos rrini indiferent ndaj kësaj dukurie, sepse neglizhenca dhe indiferenca juaj vetëm se e rrit numrin e viktimave të rrezikshme. Mobilizohuni me dituri dhe interpretoni argumentet fetare sakt dhe drejt. Mobilizohuni me trimëri dhe thuajeni të vërtetën pa frikë, se për këtë jeni përgjegjës, pra keni detyrë t’i thoni gjërat ashtu siç janë, edhe në qofshin të hidhura për ju. Feja të cilën ju përfaqësoni, porosit për paqe dhe harmoni e jo për dhunë e tmerr. Andaj, bëhuni shkaktarë që në botë të mos ketë kurrë më viktima të rrezikshme, të cilët mundohen pa ndalur ta mbjellin farën e së keqes (dhunës, terrorit, urrejtjes), por të ketë të rinj që promovojnë paqen dhe harmoninë në botë.

 

Shkruan: Shkelzen Marevci

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img