19,11,2024

Vihet gurthemeli i Sallës Sportive në shkollën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj

Must Read

Në  oborrin e shkolls  fillore “Astrit Bytyqi” në Ferizaj sot shtë vëën gurthemeli i Sallës Sportive.

Rreth orës  11:00 në oborrin e shkollës fillore “Astrit Bytyqi”   kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, I shoqëruar nga Drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, Drejtori I Infrastrukturës, Meriton Hajdini, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani morën pjesë në vënien e gurthemelit të Sallës së Sporteve.

Në këtë fillim të punimeve ishte i pranishëm edhe Gafurr Bytyqi, babai i Dëshmorit Astrit Bytyqi, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë.

Kjo Sallë Sportive bëhet e ditur se do të  ketë një hapësirë mbi 1200 metra katrorë dhe  me një kapacitet prej 250 ulësesh.

Kryetari Agim Aliu  ka uruar stafin e kësaj shkolle për këtë objekt  i cili pritet që ti plotësoi nevojat e  kësaj shkolle.

“ Një vepër e re publike për edukimin sportiv, sportistët dhe sportdashësit, po ngrihet në oborrin e shkollës “Astrit Bytyçi” në qytet. Sot, bashkë me babain e Dëshmorit të Kombit, Astrit Bytyçi, mësuesin Gafurr Bytyçi, drejtues e mësimdhënës të shkollës, vumë gurthemelin e Sallës Sportive me kapacitet prej 250 ulësesh, shtrirë në 1243 m2, me të gjitha nyjet e infrastrukturën sportive, për t’i shërbyer shkollës dhe gjithë komunitetit sportive ka thënë kryetari Agim Aliu.

Ndërsa Drejtori i shkollës, Ramadan Ademi, ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan që edhe kjo shkollë më në fund të pajiset me një objekt sportive, e të cilën e kishte ëndërr si një ish sportist dhe ish menaxher I Palestrës së Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img