04,03,2025

Vidhen stoli ari me vlerë 6 mijë euro dhe rreth 2 mijë euro në një shtëpi në Cërnillë të Ferizajt

Must Read

Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:10 në Cërnillë të Ferizajt.

Sipas Policisë, një burrë ka raportuar se i janë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme nga shtëpia e tij.
Bëhet e ditur se shuma e parave të vjedhura është rreth 2 mijë euro, ndërsa stoli ari me vlerë rreth 6 mijë euro.

Qytetari ka raportuar se një person i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka depërtuar me forcë në shtëpinë e tij.

Policia ka njoftuat se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti në procedurë hetimore, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13 raste të vjedhjeve dhe nëntë të dhunës në familje për një javë në rajonin e Ferizajt

Policia ka njoftuar se për një javë në rajonin e Ferizajt janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, 10 prej...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img