03,07,2025

Video/ Gigi Hadid tallet me Melania Trump

Must Read

Zonja e Parë e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Tramp, është vënë në fokus të mediave amerikane që kur bashkëshorti i saj Donald, u shpall fitues në presidencialet e 8 nëntorit.

Të shumta kanë qenë mediat që kanë pasqyruar jetën e ish-modeles sllovene përpara se të njihej me miliarderin njujorkez, por ka edhe nga ata që e kanë sulmuar 46-vjeçaren.

E fundit është supermodelja e “Victoria Secret”, Gigi Hadid, e cila gjatë prezantimit të “American Music Awards”, imitoi Melaninë duke folur një anglishte me një theks lindor, sikur zonja Tramp.

Modelja 21-vjeçare ironizoi fjalimin e shumëpërfolur të Melania Tramp, e cila u akuzua se e kishte vjedhur nga Zonja e Parë Mishel Obama.

Sakaq nga mediat amerikane vjen një lajm që çudit jo pak. Zonja e Parë e ardhshme e SHBA-ve nuk do të tranferohet menjëherë bashkë me presidentin e ri në Shtëpinë e Bardhë. Fillimisht u përfol për ndonjë krisje të mundshme në marrëdhënien e çiftit të ri presidencial, madje kishte nga nata që e cilësuan si një shkelje të traditës.

Por stafi i Tramp sqaroi se vendimi u mor për të mirën e djalit të çiftit Barron, i cili është në mes të vitit shkollor. Presidenti i zgjedhur Tramp tha se bashkëshortja e tij do t’i bashkohet shumë shpejt në Uashington

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img