10,11,2025

Vidal thotë se me kalimin te Barcelona ka realizuar ëndrrën, mezi pret të luajë me Messin

Must Read

Mesfushori kilian sot (e hënë) do të paraqitet para gazetarëve në konferencë për shtyp, pas kompletimit të transferimit te kampionët e La Ligas.
Marrëveshja për Vidalin thuhet se i kushtoi Barcelonës 20 milionë euro, duke mundur Interin që po ashtu kërkonte të rikthente në Serie A ish mesfushorin e Juventusit.
“Të jem i sinqertë jam shumë i lumtur që jam këtu, jam i gatshëm të filloj stërvitjet me ekipin tim, në një fanellë të famshme, dhe jam gati të arrij gjëra të rëndësishme”, ka thënë Vidal.
“Është një ëndërr, shpresoj të arrij objektivat e mia, jam këtu për të fituar të gjithë trofetë, do të jetë gjithçka në fushë për t’i arritur këto synime”.
“Jam i ngazëllyer që do të luaj me Messin, Suarezin, Sergio Busquets… ata janë të gjithë lojtarë të mëdhenj”./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img