04,05,2024

Veturat zyrtare të Graçanicës përdoren për të bartur tifozë serbë

Must Read
Foto ilustruese

Në një dokument të siguruar nga RTK thuhet se janë një grup tifozësh të Partizanit e që po shkojnë në Beograd për të ndjekur ndeshje futbolli. Përveç veturës zyrtare 01Z-34-34 Komuna e Graçanicës ka autorizuar edhe vozitësin për t’i bartur tifozët deri në destinacionin e tyre.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Graçanicës, Fatmir Sheholli, thotë se me këtë veprim komuna nuk po bënë shkelje. Ai madje flet edhe për disa raste të tjera që është vepruar njësoi.

“Mjetet për këto cëshjte merren nga departamenti për kulturë, rini dhe sport dhe iu mundësohet të rinjve apo edhe njerëzve të tjerë, por jo gjithmonë, gjatë një viti ka ndodhur 10 herë të veprohet në këtë formë”.

Ai thotë se komuna është në shërbim të qytetarëve.

Sheholli thotë se ua lejon Ligji për Pushtetin Lokal, por kur është pyetur se cili nen e thotë, ai nuk ka arritur ta argumentojë.

“Bon, pse s’bon, kjo nuk është keqpërdorim i veturave zyrtare. Tërë kohën po thirrna në ligj”, ka dhënë përgjigje Sheholli.

Në Ministrinë e Administratës Publike kanë thënë për RTK se veturat zyrtare shërbejnë vetëm për kryerjen e detyrave zyrtare dhe për qëllime zyrtare./Lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img