13,07,2025

Veturat e vjetra, ndotësit më të mëdhenj të ajrit

Must Read
Veturat/Foto Ilustrim

Veturat shumë të vjetra, të cilat po qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës, po konsiderohen si njëri nga shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes së ambientit, shkruan gazeta “Zëri”.

Ditëve të fundit sidomos në Prishtinë është raportuar për gjendje të rëndë të cilësisë së ajrit në Kosovë e ku për këtë çështje ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike paralajmërojnë efekte negative në shëndetin e qytetarëve nëse institucionet e shtetit nuk marrin masa për ta ulur nivelin e ndotjes në vend.

Zyrtarë të Ministrisë dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) kanë thënë se për këtë problem MMPH-ja u janë drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës lidhur më çështjen e rishikimit të vendimit për importin e makinave të vjetra.

“MMPH-ja është përgjegjëse për menaxhimin e cilësisë së ajrit dhe për këtë fushë ka punuar, duke u nisur prej kompletimit të legjislacionit, hartimit të dokumenteve strategjike, implementimit të tyre dhe implementimit të projekteve.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga të falsifikuara në Han të Elezit, në pranga një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në pikën kufitare në Han të Elezit është ndaluar një veturë e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img