03,10,2025

Vetëvendosje uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

Must Read
Visar Ymeri, kryetar i Levizjes Vetevendosje

“Simbolika dhe domethënia e kësaj dite, mbartë vlera të domosdoshme për shoqërinë sot. Sakrifica është mësimi dhe garancia për funksionimin më të drejtë të një shoqërie, e cila sot po rrezikohet nga majat drejtuese të saj. Drejtësia është rezultat i sakrificës dhe kjo është nevoja më e madhe e shoqërisë tonë aktualisht”, thuhet në urimin e VV-së.

Tutje shtohet se “mirëqenia e synuar për të gjithë duhet të jetë rikujtim i përditshëm. Këtë duhet ta urojmë edhe sot, në këtë ditë feste. Poashtu, ta inkurajojmë njëri – tjetrin që të mos dorëzohemi. Prandaj, në këtë rrugëtim nevojitet solidaritet. Pasuria shpirtëore e morale e poashtu edhe ajo materiale u takon të gjithëve”.

“Me fat Bajramin!”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Fillon viti i ri akademik në UShAF

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot hapi zyrtarisht vitin e ri akademik 2025/2026 me një ceremoni...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img