09,10,2024

Vetëvendosje: Në Komunën e Ferizajt rreth 100 km rrugë të pa asfaltuara

Must Read

Ferizaj.09.03.2017. Sot në një konferencë për media Fazli Shabani nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Ferizaj ka tërhequr vërejtjen për mospërmbushjen e premtimeve elektorale në fushën e infrastrukturës rrugore nga Kryetari Sfarqa.
“Dëshirojmë t’i rikujtojmë z.Svarqa dhe të gjithë qytetarëve të Ferizajt me rrethinë se në vitin 2013 në fushatën elektorale zotohej se gjatë mandatit të tij do t’i asfaltojë të gjitha rrugët dhe rrugicat dhe do ti rregullojë me infrastrukturë përcjellëse. Deklaratat e vazhdueshme të tij se është duke i përmbushur të gjitha premtimet dhe deri në fund të mandatit do t’i plotësoj edhe ato që nuk i ka plotësuar deri më tani,janë plotësisht të pavërteta dhe dezinformata me të cilat gënjen qytetarët e Ferizajt.
Pas një pune disa javore të Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra Ferizaj kemi ardhur në përfundim se në 45 fshatra dhe në vetë qytetin e Ferizajt momentalisht gjenden rreth 100 km rrugë të paasfaltuar, derisa edhe 50 km tjera janë rrugë që janë të asfaltuara, mirëpo gjendja e tyre është e mjerueshme.Rreth 20 rrugë kryesore ne Ferizaj dhe fshatra,si dhe rreth 200 rrugica jane te paasfaltuara.
Për t’i mbajtur premtimet elektorale z.Sfarqa, nga sot e gjer në fund të mandatit të tij duhet që të shtrojë mbi 600 metra asfalt në ditë, gjë që është edhe teknikisht edhe financiarisht e pamundur.Përpos mungesës së asfaltimit që nuk është realizuar si premtim,vërehet edhe nje mungesë e infrastrukturës përcjellëse edhe në ato rrugë që janë të asfaltuara deri më tani. Rrugët janë kryer shkel e shko , nuk kanë ndriçim,trotuare apo edhe kanalizim të ujërave atmosferike”ka thënë Shabani.

Për gjendjen e disa rrugëve VV ka paraqitur edhe disa pamje nga gjendja e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img